Albspirit

Media/News/Publishing

Prokuroria, dyshime për dekonspirimin e hetimeve/Gjyqtarja Andrea u arratis me traget nga Durrësi

Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, rezulton se është larguar nga Shqipëria me traget drejt Italisë, 12 orë para se kolegët e saj të vendosnin për t’i arrestuar bashkëshortin dhe ta pezullonin vetë gjyqtaren nga detyra.

Referuar sistemit TIMS, çifti i bashkëshortëve Andrea ka lënë Shqipërinë të premten nga pika e kalimit kufitar në Durrës ku me automjet duke marrë tragetin për në Bari ata kanë dalë nga vendi rreth orës 22:30 minuta.

Një ditë më pas gjykata e lartë ditën e shtunë do të dilte me vendim për masat e sigurisë ku caktoi për Odhise Andrean arrest me burg dhe për gjyqtaren Majlinda Andrea, pezullim nga detyra.

Kjo diferencë kohore dhe largimi nga Shqipëria sipas prokurorisë ka ngritur dyshime se ky operacion është dekonspiruar.

Burimet nga organi i akuzës pohojnë se do të hetohet çdo hallkë që ka pasur dijeni me hetimin e kryer dhe dekonspirimin.

Prokurorët nuk përjashtojnë mundësinë që informacioni ka rrjedhur nga organi i akuzës, megjithëse dyshimet janë mbi Gjykatën e Lartë, ku edhe Majlinda Andrea ishte gjyqtare.

Please follow and like us: