Reforma në Drejtësi – Paralajmërimi i Metës, Braçe: Jo Ilir, ka edhe një rrugë tjetër
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe reagoi i pari në lidhje me paralajmërimin e kryetarit të Kuvendit Meta për reformën në drejtësi, duke theksuar se ka edhe një rrugë tjetër. Sipas deputetit socialist, kjo rrugë është miratimi i reformës në drejtësi nga populli. Sipas Braçes, nuk ka konsensus partiak pa popullin.
Reagimi i Braçes në Facebook:
Jo Ilir, ka dhe një rrugë tjetër!!
Populli për reformën në drejtësi,
Populli për kushtetutën!
Si ka mundësi që vetëm ketë zgjidhje shmangni, as qe e përmendni?
E pranoj me sy mbyllur qe kjo reforme bëhet për të ardhmen e këtij vendi, të ardhmen e shqiptarëve.
Atëherë perse nuk bëjmë me te thjeshtën, bashkërisht;
Ftojmë popullin që,
Me votë të vendosë mes dy varianteve;
Variantit te BE-SHBA dhe variantit të Berishës e Bashës për rivlerësimin e te gjithë gjykatësve e prokuroreve qe sot jane ne sistem!!
Nuk ka konsensus partiak pa popullin!!
Të çojmë Kushtetutën në referendum dhe shqiptaret te vendosin se si e duan drejtësinë, pastrimin e saj dhe gjykatësit e prokuroret qe do te shërbejnë pas kësaj.