“Roketsan” integron raketat turke në avionët e “Airbus” dhe “Lockheed Martin”
Kompania turke e industrisë së mbrojtjes, “Roketsan”, që arrin gjithmonë të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare falë dizajnëve origjinalë, ka nënshkruar dy marrëveshje të mëdha në Panairin e Aviacionit në Farnborough të Anglisë.

E para prej këtyre marrëveshjeve ishte me grupin “Airbus”. Pas projekteve të përbashkëta me gjigantin evropian të aviacionit për armatimin e helikopterëve, “Roketsan” do të integrojë edhe raketat e telekomanduara me laser, “Cirit”, “LUMTAS” dhe “Teber” në avionët “C295” të transportit ushtarak, që prodhohen gjithashtu nga kompania franceze.
Me anë të këtyre municioneve, avionët “C295” do të transformohen në platforma të armatosura, gjerësisht të njohura me termin “gunship”.
Ndërsa marrëveshja e dytë u firmos me kompaninë amerikane të industrisë së mbrojtjes, “Lockheed Martin”, e cila është projektuesja dhe prodhuesja e avionëve luftarakë, “F-35”.
Përmes kësaj marrëveshjeje, “Roketsan” do të realizojë integrimin e sistemit të raketave të telekomanduara turke, “SOM-J”, në gjuajtësit “F-35” të gjeneratës së re.
Seria “J” e raketave “SOM” përdoret edhe nga Forcat Ajrore të Turqisë në avionët luftarakë “F-4E 2020” dhe “F-16”.