Sonila Meço: Përgjegjshmëria e politikanit
Për herë të parë në historinë e politikës së çartur shqiptare një politikan merr përgjegjësi për të mos dhënë zgjidhje për një krizë, por për një republikë të re. Të kuptosh se çfarë i duhet vendit, njerëzve në një moment historik është vetëm njëra anë e medaljes.
Të reagosh me një akt të drejtpërdrejtë, pa u fshehur pas skemave, blerjeve të minutës së fundit, metaforave në statuse sarkastike dhe interpretimeve prej analistëve të partnerëve ndërkombëtarë është cilësi e stofit të politikanit të përgjegjshëm.
Në fakt kjo është përgjegjshmëria në kohërat e kolerës, për të shmangur në zeitnot destabilitetin e vendit, vajtjen në moskundin tipik të zgjidhjeve të momentit për të vuajtur me dekada.
Nuk aplikohet në teori vullneti, aktet dallojnë politikanin e batutës nga politikani i racës. Pas ushqimit të përditshëm të status quo-s, çfarë u propozua sot nga kryetari i kuvendit fton në optimizëm, që në thelb është akti më i denjë politik.
Ky është moment historik, kalimi nga mjetet politike për të ushqyer pushtetin tek aktet politike për të shpëtuar shtetin.