Albspirit

Media/News/Publishing

Të burgosurit politikë në mjerim, persekutorët në luks

 

Ilir Vata

Tabloja e të përndjekurve politikë është e zymtë, gri dhe gjithë cobëza vuajtjesh që kalojnë sa në tragjizëm e të shkuarës dhe në realitetit ku jetojmë, aq dhe në një fatalitet të realitetit të trishtë sepse ka ende familje që jetojnë në kampet e interrnimit, ka ende të burgosur politikë që nuk kanë një streh, e flenë në qiell të hapur, ka të shpronësuar, sekuestruar që nuk kanë marrë asgjë, madje ka qindra që nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga shteti, si dëmshpërblim?!

Një kohë e gjatë që nga lirimi nga burgu i të burgosurve politikë dhe ata për 25 vite nuk kanë mundur të fusin kokën nën çati, ndonse shtëpitë ua mori shteti, familjet i detyrojë të ndaheshin e e kur dolën nga qelitë nuk gjetën të afërmit, dërsa në këto vitë të pas diktaturës, qeveritë që kanë zëvendësuar njëra-tjetrën me klidhje për të përndjekurit, tabloja vazhdonë të jetë e trishtë, sa sot realiteti flet më shumë sa vetë fjalët.

Institutet e të Përndjekurve më shumë kanë qenë shërbetorë të qeverive, sesa institucione të një modeli social për të përndjekurit, sepse që në fillesë, krijimi i këtyre institucioneve ka qënë një “teqe” ku mund të faleshin të përndjekurit për t’u mashtruar ndër vite, sepse modeli i zgjedhur ishte tipik ai i Institutit Marksist-Leninist, ku më shumë bëhet propogandë, sesa zgjidhen problemet sociale të shtresë së përsekutuar në diktaturë.

Ndër vite pasojat sociale dhe indiferenca e shteti janë bërë bashkë për ta bërë jetën e të burgosurve dhe të përndjekurve edhe më të vështirë sesa në diktaturë, sepse fundja në burg e kishin një vakt, e kishin një qeli ku vuanin, por sot ata vuajnë pa i torturuar, pa i detyruar të punojnë, sepse politika gjysëm diktatoriale nuk i ftonë për punë, nuk i shtron një vakt falas, nuk ua njeh satusin e tyre, as edhe për pension dhe vetëm i përbuz pa mbarim.

Një demokraci e ngritur mbi rrënojat e diktaturës, flet qartë se si kjo shtresë u trajtua nga politika post komuniste sepse ishin po ata njerëzit e djeshëm të diktaturës që u ndanë në dyshë për të kapur politikën, pavarësisht emrave apo fjalëve që thonë, ata janë po ata të djeshmit, madje mbetjet e diktaturës që po përçudnojnë çdo vuajt, çdo vlerë, çdo të drejtë që u takonë me ligj.

Politika, me pa të drejtë ua mohoi pafajësinë me ligj, duke ua caktuar ditën e burgur 17.5 $, ndërsa persekutorët si Nehmie Hoxha, Aranit Cela & Co, e morën me nga 50$, sepse ata janë shërbetrorë të interesave të qeverive, shoqatave dhe titullarve të IIPP-së në kohë kanë bërë një marrveshje në dëm të të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, duke ua caktuar ditën e burgut sa 1/3 qe ua jep ligji nga pafajësia.

E në këtë rrugëtim padrejtësie, kjo shtresë e martiruzuar nga diktatura vazhdon të vuaj ende sepse nuk ka patur një vullnet të plotë politikë, pasi çdo e drejtë e tyre është përdhosur me qëllim teje cinik dhe hakmarrës si në diktaturë, madje me metoda teje hakmarrëse dhe afatgjatë që kjo shtresë të lihet e varfër, në vuajtje dhe jashtë pushtetit, sipas porosisë së fundit të diktatorit komunist, Ramiz Alia.

Stradegjia e integrimit nuk ngjanë me asnjë vend të ish-lindjes komuniste sepse ende të burgosurve politikë nuk u njohet statusi i tyre, për pension, rrugëtim falas apo shërbime të tjera që ju takojnë me ligj.

Ende nuk kanë një qendër postramë, ku mundet që ata që dolën me pasoja psikollogjike nga tortura në burgje e diktaturës të mund të kuroheshin apo mernin shërbime psikologjike, ndonse janë një numër i madh me statusin “A1” (që dolëm me traum nga interrnimi apo burgjet e diktaturës).

Nuk ka një mencë ku mundet që të burgosurit politik të hanë një vakt falas, nuk ka një qendër social apo azil ku mund të strehoheshin të burgosurit, nuk ka një politikë sociale për strehim për të përndjekurit dhe ndërvite dhe ato që u dhanë u vodhën, u bënë pazarë nga krerët e tyre dhe ende nuk ka një hetim për ç’farë është vjedhur nga të mirat e të përndjekurve politikë.

Ende janë 3000 dosje të patrajtura dhe ka më shumë se 400 të burgosur politikë që nuk kanë marrë asnjë kest nga dëmshpërblimi i viteve të burgut dhe më e keqja është se vazhdon tabloja të errësohet, kur bëhet fjalë për trasparencë më të shkuarën, pasi dosjet e Sigurimit të Shtetit janë mbajtura të izoluara, janë zhdukur, vetëm që persekutorët të jetojnë të qetë dhe në luks.

Sot persekutorët janë parlamentarë, kryetarë partish, gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë të lartë të shtetit dhe jetojnë me vaska floriri, ndërsa të burgosurit jetojnë  jashtë në qiell të hapur dhe ka pasur dhjetëra raste kur kanë vdekur në bordurat e qytetit, si rasti i Mehmet Isait që vdiq në shkallët e parlamendit disa vite më parë dhe askujt si bëri përshtypje nga politika apo pushteti?!

Nuk bëhet fjalë për të drejta të të përndjekurve të diktaturës, por me padrejtësi që kalojnë kufinjtë e njërëzores, sepse ndonse klasa e shtypur e diktaturës vuajti, u toturuar, u masakrua, u vra tinzash, fshehurazi nga Sigurimi i Shtetit, ajo kotribuoj me punë të detyruar, ndërtojë veprat më të mëdha në vend, aeroportin e Rinasit, stadiumin “Qemal Stafa”, uzinën e Supërfosfatit në Lac, fabrikën e pasurimit të bakrit Rrubik, thau kënetë e Maliqi, Terbufit dhe dhjetëra kontribute të mëdha për vendin, por smorën asgjë.

Nuk bëhet fjalë për drejtësi, pasi ende nuk është nisur një hetim për krimet e komunizmit, ndonse ligji, Kodi Penal flet qartë dhe mundet të nisin në çdo kohë pasi persekutorët janë gjallë, krimet janë të provueshme, dosjet janë dëshmi e ati reliteti që nuk mund të fshihet duke e groposur me heshtje, me errësirë me fshirje të memorjes kombëtare.

Nuk bëhet fjalë për trasparencë me të shkuarën sepse hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit nxjerrë në dritë jo vetëm krimet e mëkatarëve, por i fshinë ata nga politikëbërja, pushteti dhe sistemi i drejtësisë dhe në këtë kuptim, politika bashkë është për errësirën, ashtu siç është kundër reformës në drejtësi për të mbrojtur paligjshmërinë dhe korrupsionin.

Ede nuk ka një hetim për pasuritë e të përndjekurve që janë vjedhur ndër vite nga disa çakej të babëzit që kanë drejtuar të përndjekurit, ndonse KLSH ka lëshuar alarmin dhe dëshmitë për vjedhje miliona dollarëve dhe heshtja vazhdon se qeverive u duhen njërëz të kapur për të bërë politikën e të përndjekurve e në dëm të tyre si gjithmonë.

Nuk bëhet fjalë për ndriçim të së shkuarës sepse shoqëria është zhytur në terrin e historisë dhe për 25 vite po dekorohen çdo ditë ata që ishin llumi i shoqërisë, imorali, hajduti, tradhtari i interesave kombëtare, përsekutorët, madje edhe vetë diktatori gëzon pas 25 vitesh titullin hero kombëtarë, si për ti bërë karshillëk shqiptarëve dhe vetë demokracisë në vend.

Ish-këshillat e komunave dhe të bashkive sot, institucioni i presidentit, vazhdojnë të dekorojnë, ngrenë labidare të rreme si në diktaturë, përtej realitetit të vërtetës duke ngritur në piedestal llumin dhe zhdukur vlerat në kohë, sepse historia e tjetërsuar është modeli i politikës sot për të mbajtur të ndezur mëkatin e atij regjimi mizor.

Një histori e tjetërsume, një klasë e përmbysur në diktaturë dhe e përsekutuar që ende vuan pas çerekshekulli, një demokraci e rremë, nihiliste që ngjanë më shumë me një zgjatim të diktaturës sesa me demokracinë, pasi gjithcka është teje realitetit të vërtetës dhe vetë së drejtës që e meriton një vendt pas 25 vitesh në demokraci.

Nuk bëhet fjalë për një muze kombëtarë ku të pasqyrohen krimet e diktaturës, as që nuk përmendet më gjetja e varreve të humbura që janë më shumë se 7200 të tilla, sepse e vërteta trembën pushtetin e mëkatarëve, luksin e tyre dhe u rrënon trashëgimin e diktaturës që ata e kanë postulatin e tyre, thjeshtë dhe vetëm sepse vuajnë nga ethi i vjetër i mëkatit që tashmë politikës i është bërë sëmundje kronike.

Thjeshtë dhe vetëm ata kanë një qëllim që të bëjnë shtresën e të përndjekurve të vuaj, të rri në mjerim dhe të jetë larg politikëbërjes, integrimit të saj ku vende të tjera komunsite e kanë zgjidhur prej vitesh, jo vetëm duke kërkuar falje për krimet, por duke ju përulur me mirënjohje për vuajtjen dhe tashmë fazën e integrimit e kanë të përmbyllur, ndërsa Shqipëria ka hyrë në një fazë tjetër atë të ripërndjekujes së kësaj kadegorie. Kryetari i PDM-së, Ilir Vata.

Please follow and like us: