Albspirit

Media/News/Publishing

Theresa May përballet me protestën e parë masive, i kërkojnë dorëheqje

 

Disa mijëra protestues demonstruan në Londër të shtunën kundër masave shtrënguese, racizmit dhe qeverisë së re të Theresa May.

Tubimi i opozitës ishte protesta më e madhe që pas referendumit të 23 qershorit pro Brexit.

Më shumë se 10.000 aktivistë kundra qeverisë dolën në rrugë. Turmat e njerëzve kërkonin që Kryeminisrja e re Theresa May të japë dorëheqjen.

Organizatorët thanë se ishte një “demonstrim emergjence” kundër kursimit, racizmit dhe Partisë Konservatore që erdhi në pushtet pas largimit të David Kamerun.

Protestuesit mbanin pankarta që lexonin: “Mirëprisni refugjatët”, “ndërprisni luftën, jo mirëqenien”

Please follow and like us: