Turqia e akuzoi se fshihet pas grushtit të shtetit, SHBA paralajmëron…!
SHBA paralajmëron Turqinë kundër “shpifjeve publike” të përfshirjes së Amerikës në tentativën e grushtit të shtetit të dështuar, duke deklaruar se pretendime të tilla “janë krejtësisht të rreme dhe të dëmshme” për marrëdhëniet e tyre.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dha këtë deklaratë pasi ministri turk i Punës tha se SHBA fshihej pas grushtit të shtetit shkruan BBC.
Ndërkohë Presidenti Rexhep Tahip Erdogan i ka bërë thirrje SHBA-së të ekstradojë klerikun Fethullah Gylen.
Zoti Erdogan e akuzon se personi që fshihet pas komplotit por Gylen e mohon.
Nga shtëpia e tij në Pensilvani Gylen u tha gazetarëve se kishte 15 vjet që ishte larguar nga Turqia dhe “nuk e di as se kush janë pasuesit e mi në atë shtet”.
Tentativa për grusht shteti nisi mbrëmjen e së premtes, 15 korrik kur një fraksion i ushtrisë mori urat kryesore në Stamboll dhe sulmoi godinën e parlamentit në Ankara.
Qeveria thotë se janë 161 civilë dhe 104 “puçistë” të vrarë gjatë përleshjeve si dhe 1400 të plagosur.
Gati 3000 ushtarë janë arrestuar dhe më shumë se 2700 gjyqtarë u shkarkuan të shtunën.

Please follow and like us: