Albspirit

Media/News/Publishing

Vendet e botës ku shqiptarët mund të udhëtojnë me apo pa viza

Kjo është një guidë e plotë për të ndihmuar çdo shqiptar të interesuar. Më poshtë ju do të gjeni tabelën e plotë me të gjitha vendet e botës ku shqiptarët mund të udhëtojnë me apo pa viza, ose me viza transite. Gjithashtu informoheni saktë se si kategorizohet kalimi me apo pa viza:
1. Për shtetasit shqiptarë që kanë pasaporta diplomatike
2. Për shtetasit shqiptarë që kanë pasaporta shërbimi
3. Për shtetasit shqiptarë që kanë pasaporta të thjeshta
4. Për shtetasit shqiptarë që kanë karta identiteti. Sa i përket kësaj të fundit, me kartë identiteti shqiptarët mund të hyjnë dhe dalin lirisht në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi.Lëvizja e lirë në vendet e hapësirës Schengen

Vendet në të cilat nuk ka nevojë për vizë

Vendet në të cilat shtetasit shqiptarë nuk kanë nevojë për vizë e që zbatojnë rregullat e hapësirës Schengen janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Islanda, Italia, Letonia, Lichtenshtejn, Lituania, Luksemburg, Malta, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Qipro, Republika Çeke, Rumania, San Marino, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra.

Afatet dhe motivet e qëndrimit pa vizë

Afatet e qëndrimit

Shtetasit shqiptarë mund të qëndrojnë në vendet si më sipër për 90 ditë brenda një periudhe 6 mujore.
Numërimi i ditëve të qëndrimit fillon në momentin e hyrjes së parë.
Nga data e hyrjes së parë llogaritet gjashtëmujori përgjatë shtetasit nuk mund të kalojnë afatqëndrimin prej 90 ditësh.
Për hyrje dalje të shkurtra, afati i qëndrimit është shuma e ditëve për secilit udhëtim.
Nëse përgjatë një gjashtëmujori shtetasit nuk qëndrojnë 90 ditë të plota, ditët e mbetura nuk kalojnë e përllogariten si shtesë e afatqëndrimit të lejuar në gjashtëmujorin pasardhës.
Mosrespektimi i afatqëndrimit 90 ditor për gjashtë muaj përbën shkelje të legjislacionit të vendeve të Schengen-it.
Shtetasit që thyejnë këtë afat penalizohen me gjoba ose me ndalim të hyrjes në të gjithë hapësirën Schengen-it.

Motivet e qëndrimit

Motivi i vetëm i qëndrimit pa vizë në hapësirën e vendeve të Schengen-it është qëndrimi afatshkurtër për qëllime turizmi, kontakte pune, biznesi, aktivitete kulturore dhe vizita familjare. Shtetasit nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë qëndrimin pa vizë për qëllime punësimi, trajtime shëndetësore ose shkollim.
Për të qëndruar tej afatit 90 ditë për 6 muaj, shtetasit janë të detyruar të kërkojnë vizë qëndrimi, ose e ashtuquajtur vizë e tipit D. Me këtë vizë garantohet marrja e lejes së qëndrimit për motive qëndrimi afatgjatë.

Dokumentacioni i nevojshëm

Kërkesë parësore është paraqitja e pasaportës së vlefshme biometrike. Në përputhje me motivin e udhëtimit shtetasi është i detyruar të justifikojë me dokumente mbështetëse, nëse kërkohen, motivin e udhëtimit dhe aftësinë e tij për të përballuar financiarisht udhëtimit. Autoritetet kufitare të huaja kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen shtetasit, i cili nuk është në gjendje mjaftueshëm të justifikojë motivin e udhëtimit.
Hyrja në hapësirën Schengen u refuzohet personave, të cilët më parë janë dënuar nga njëri prej vendeve Schengen për mosrespektim të legjislacionit të qëndrimit.

Informimi për bllokimin në hapësirën Schengen

Si rregull nëse një shtetas është ndaluar të hyjë në hapësirën Schengen duhet të kërkojë informacion nga vendi që ka bërë bllokimin. Vetëm vetë shtetasi ka të drejtë të kërkojë këtë informacion. Për këtë ai duhet t’i drejtohet autoriteteve të vendit ose përfaqësisë diplomatike e konsullore të tij.

Regjimi i vizave për shtetasit shqiptarë 

Dokumentacioni i nevojshëm për marrjen e vizave të huaja

Dokumentacioni që duhet të sigurojnë shtetasit për të marrë vizë është i ndryshëm në funksion të legjislacionit të huaj dhe qëllimit të udhëtimit. Si rregull, shtetasit duhet të kenë pasaportë udhëtimi me vlefshmëri të mjaftueshme, të plotësojnë formularin e aplikimit, të paraqesin ftesën apo garancinë nga pritësi në vendin e huaj si dhe sigurimin e udhëtimit/shëndetit për raste urgjence mjekësore dhe riatdhesim.
Në faqet elektronike të ministrive të vendeve të huaja apo vetë ambasadave të tyre ofrohet zakonisht informacion i nevojshëm.

Regjimi i vizave 

Për vendet ku shtetasit nuk kanë nevojë për vizë afatshkurtër – shih në tabelën e mëposhtme, kolonën “Vizë Afatshkurtër”) – informacioni “Përfaqësia ku aplikohet” jepet për rastet nëse ata do të kenë nevojë të kërkojnë vizë qëndrimi (vizë e ngjashme me atë tipit D).

TABELA E PLOTE/ Regjimi i vizave për shtetasit shqiptarë

TABELA E PLOTE/ Regjimi i vizave për shtetasit shqiptarë by noanews on Scribd

https://www.scribd.com/embeds/318449505/content?start_page=1&view_mode=scroll&access_key=key-NIM1VH9Ux4fOeZvEI1Ob&show_recommendations=true&show_upsell=true

Please follow and like us: