Albspirit

Media/News/Publishing

Aleatët konfirmojnë mbështetjen ndaj PD

 

Dy aleatët e PD-së, Dashamir Shehi dhe Agron Duka, respektivisht kryetarë të LZHK-së dhe PAA-së, kanë konfirmuar mbështetjen e tyre ndaj partisë më të madhe opozitare. Ata janë shprehur pro reformës në drejtësi dhe për qeveri teknike si një mundësi e mirë për zgjedhje të lira, të ndershme e të balancuara. “Të presim miratimin e reformës të enjten. I qëndroj besnik PD. Vota ime do të jetë si opozitar. Një qeveri e paanshme con vendin në zgjedhje të balancuara”, është shprehur Shehi në një prononcim për TV “News 24”. “Reforma të kalojë në mënyrë konsensuale. Mirëpres deklaratat e Metës për qeveri teknike. Në se shkohet në qeveri teknike, nuk ka kontestime.”, është shprehur Duka.
Please follow and like us: