Albspirit

Media/News/Publishing

Armiku i Erdoganit do të votojë për Hillary Clinton

 

Fet’hullah Gylen thotë se ka pasur korrespondencë me të kur ishte Zonjë e Parë e Amerikës

 

Mendimi i klerikut të moshuar turk për zgjedhjet presidenciale në Amerikë nuk do të kishte pikë rëndësie, sikur Erdogani të mos e katapultonte në vëmendjen e medias amerikane duke e akuzuar si organizator të grushtit të shtetit në Turqi. Tani gazetarët amerikanë duan ta njohin këtë figurë që bën një jetë të tërhequr në një qytezë të fjetur në Pennsylvania.
“Është shumë e sjellshme, shumë dashamirëse”, tha ai së fundit për “DailyBeast” duke folur nëpërmjet një përkthyesi. Ai duket se e ka takuar njën herë përpara se të bëhej senatore, mirëpo ka pasur një shkëmbim me të, në kohën kur Presidenti Bill Clinton po përjetonte krizën e skandalit me stazhieren Monika Levinski. Në atë kohë, Gylen i shkroi presidentit një letër ku i jepte zemër që të përqendrohej te sukseset që kishte pasur në krye të vendit si përcaktuese të figurës së tij në histori. Bill Clinton nuk i ishte përgjigjur ndonjëherë, por sipas tij, Hillary i kishte shkruar një letër të bukur. “Ajo është një shpresë e madhe për këtë vend”, tha ai. I pyetur nëse po të zgjidhet presidente do ta ndihmojë në çështjet e tij, Gylen u përgjigj: “Nëse zgjidhet, përparësi për të do të kenë interesat e Shteteve të Bashkuara… kështu që nuk do ta bezdisim duke ia përzjerë punët tona të vogla në agjendën e saj të ngarkuar”. (Ruben Avxhiu)

Please follow and like us: