Albspirit

Media/News/Publishing

BE nxjerr zbuluar Erdoganin: Grusht shteti i inskenuar

 

Arrestimi i mbi 6000 “puçistëve” nga Ankaraja (përfshirë gjykatës) në një kohë rekord pas tentativës së dështuar për grusht shteti mbrëmjen e 15 korrikut, është denoncuar nga komisionieri i BE-së për pranimin e Turqisë në Bashkimin Europian, Johanes Han.

Pas tentativës për gusht shteti të shtunën, autoritetet turke arrestuan vetëm 24 orë më pas gati 3000 puçistë të dyshuar, duke nisur prej krerëve më të lartë të komandës turke, deri te këmbësoria. Por po kaq arrestime u kryen edhe në radhët e gjykatësve dhe prokurorëve.

“Të paktën në pamje të parë duket sikur gjithçka ka qenë e përgatitur. Listat kanë qenë gati, çka tregon se ato janë përgatitur për t’u ekzekutuar në një fazë të caktuar”, tha Hahn.

Please follow and like us: