Çiftet më të çuditshme të Hollivudit
Gjatë një interviste televizive para disa kohësh, këngëtarja Madona zbuloi një sekret të jetës së saj që pakkush nga fansat e saj e dinte. Ajo pranoi se ka qenë e lidhur me këngëtarin Tupac Shakur. “Kam qenë e lidhur me të në fillim të viteve ’90. Ajo lidhje me ndryshoi jetën në atë kohë”, tha Madona.
Deklarata e Madonës shkaktoi habi, por edhe shtoi besimin te shprehja se shpesh “të kundërtat tërhiqen”.
Në fotot e galerisë janë çiftet më të çuditshme të Hollivudit.
Elizabeth Taylor dhe Colin Farrell
Farrel e pranoi lidhjen e tij romantike me aktoren e madhe britanike gjatë një emisioni televiziv në vitin 2013. Ai tha se e kishte njohur Taylor në spital, ku ai ndodhej për lindjen e të birit, ndërsa aktorja për vendosjen e një stente në zemër. Lidhja e tyre emocionale zgjati dy vjet dhe nuk u konsumua fizikisht asnjëherë. “Doja të bëhesha burri i saj numër 8, por ‘dolëm nga rruga’”, ka thënë Farrell.
Tom Cruise dhe Cher
Këngëtarja amerikane e ka pranuar në vitin 2008 se ka qenë e lidhur me aktorin Tom Cruise. Ajo ka rrëfyer se të dy janë njohur në fund të viteve ’80. Në vitin 2013, gjatë një interviste, shumë u habitën kur ajo e futi aktorin në pesëshen e partnerëve më të mirë që ka pasur.
Julia Roberts dhe Kiefer Sutherland
Në vitin 1991, aktorja Julia Roberts u bë si një personazhe që luan në një prej filmave të saj. Ajo anuloi martesën me aktorin Sutherland, me të cilin kishte qenë e lidhur për një vit. Arsyeja ishin disa thashetheme për një lidhje të tij me një balerinë.
Alanis Morissette dhe Ryan Reynolds
Çifti i kanadezëve janë takuar në një ditëlindje në vitin 2002. Ata kanë qenë të lidhur për dy vjet. Më pas, aktori i propozoi martesë këngëtares Morissette, por nuk u bashkuan kurrë në altar. Morissette i ka kushtuar një album të tërë ndarjes nga aktori.
Pamela Anderson dhe Michael Jackson
Në vitin 2009, ylli i serialit “Baywatch” nisi të takonte mbretin e muzikës, Michael Jackson. Kjo lidhje nuk zgjati shumë.