Ejvallah Erdogan, Thanks Trump, mirsevjen Doktor
Rrugë e asfaltuar. Disa minimarkete, ndonjëherë edhe supermarket. Disa magazina me materiale ndërtimi, instrumenta, vegla, kollajllëqe me të ikë menia. Jo rrallë pikë furnizimi me karburant. Dy a tre restorante, kryesisht për dasma ose mysafirë. Makineri bujqësore super moderne që lehtësojnë ose zëvendësojnë punën e krahut. Fusha të mbjella, orgazma të syrit. Zilka dhe këmborë bagëtish, më rrënqethëse se të Naim Frashërit. Depo prodhimesh bujqësore dhe blegtorale. Pothuaj të gjitha shtëpitë e reja. Vila me kangjella të stilizuara, jo rrallë edhe me basene të kaltra. Mbi portat, statuja prej allçini, shkaba, Dea, kuaj fluturues, apo gjithçka tjetër që shohin nëpër jerme, ëndërra, zhgjëndrra. Shumë makina, Benza, Toyota, Mitsubisha. Panumurim motoçikleta. Gjithë ditën, nga 10 në 100 vjeç të gjithë nëpër punëra. Televizorët gjithë kohën nëpër telenovela. Ku puna ende nuk është shpikur, paret s’dihet si fitohen, të gjithë dashurohen me të gjithë, edhe me kushurinjtë e kushurirat, burrat kanë nga 10 gra, gratë nga 20 dashnorë. Pasdite të gjithë në kafene. Ku, për një çudi që nuk spjegohet dot, nën 30 vjeç në një anë, mbi 30 në anën tjetër të verandës së kafenesë. Në kafene nuk ka kurrë femër, kurrën e kurrës. Beqare jo që jo, por as grua të martuar, madje as gjyshe. Zoti e di ku i kanë, ku i mbajnë, ku i ruajnë, femrat. Nëna dhe baballarë aspak të sëmurë, por të lodhur, të sfilitur, lëvizin larteposht me punëra nga më të ndryshmet, mbjellje, korrje, vaditje, prashitje, kullotje. Janë Nëna dhe baballarë që zhdëpin njëritjetrin me rrena duke i thënë se çupa po studion në Tiranë në universitet ku i paguajnë një apartamet të vogël. E kanë të qartë se çupa pasi ka vajtur në Tiranë, ca kohë ka bërë selfie për në Fejsbuk. Pastaj, pak më vonë, pas disa nazeve, hyn e del nëpër hotele e motele. S’do ment që këtë të vërtetë shumë më tepër të turpshme se të pakëndëshme, këtë lemeri që u heq trurin, u këput fillin e arsyetimeve, ua bën çapraz lëmshin e mendimeve, u prish gjumin, i bën të shohin ëndërra të lemeritëshme, nuk ja thonë as vetes, e jo më tjetrit. Çfarë mund të bëjnë në këto rrethana ata të gjorë? Nëna, baballarë, kushurinj, kushurira, farefis ku janë e ku s’janë, o burra ta mbarojmë së ndërtuari xhaminë më katër minare me nga tre kazana prej ku në aksham të këndojë Myzeini. Të shpëtojmë nga ky hukubet të paktën gocat e vogla duke i bindur të mbulohen sa më shpejt. Të tillë janë, shkurtimisht, jo më pak se tetë në dhjetë fshatra shqiptarë. Kush nuk e beson është një dembel që nuk e lëviz bythën vendit, një sedentar që nuk udhëton.
Tjetra anë e së njëjtës kartë bixhozi;
Pafund kafenera plot me të rinj, djem dhe vajza që bëjnë muhabete të çartuna. Për pasurim të shpejtë, për dallavere korruptive, për shumë Euro, udhëtime aventuroze me perrira me shalë dy metroshe 55 kilogram, 180 centimetra të larta, pushime në hotele të shtrenjta, makina të reja të fuqishme, skafe, jahte, telenovela, telefilma, spektakle televizive me femra me lëkurë të stukuar që të mos duket prej mishi por prej mermeri, dhëmbë allçini, cica të mëdhaja, sy të shqyer, bythë të rrumbullakëta si gjysëm sfera. Këta të kafeneve janë edhe afër të tridhjetave. Por pavarsisht se Kadare e ka shkruar “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” dhe Ainshtaini e ka formuluar “Teorinë e Relativitetit” dhe kishte marrë dhe çmimin Nobel në Fizikë, të dy kur ishin nga 25, prindërit e këtyre bandillëve, në pamundësi për tua ndalur rrebelimin e dhunshëm idiotesk, të çudisin deri në tmerr kur të thonë; Duhet pritur, janë ende të rinj. Këta biçim prindërish që nuk interesohen fort për kishë e xhami, në përpjekje për të mbushur boshin e pambushshëm të edukatës së munguar, janë lëshuar tërësisht në rënie të lirë plotësimit të të gjitha tekave të pjellave sipas filozofisë së pavdekëshme shqiprareske “të dali ku të dali”. E ardhmja, profesioni, jeta, kurrkund, as në horizont. Ky është, fare shkurt, qyteti i sotëm shqiptar. Kush nuk e beson është qorr, ose bastard.
Sipas një ideologjie hyperliberale perëndimore të importuar kaheri me zell të madh nga media e shitur, dhe e përhapur edhe me më tepër vrull nga shoqëria civile e eurove të kollajta për zero punë, vetëm me klika mbi laptopa, mënyra e vetme dhe më e sigurtë që jeta e shqiptarit të vejë fjollë është kjo;
Celular, selfie, zmadhim i cicave, tymosje hashishi, statuse të rrejshme me një rrjesht e gjysëm në Fejsbuk për ta rrafshuar identitetin për tu bërë të gjithë njësoj nga brenda e nga jashtë, ndonjë kafe, po teproi ndonjë lek ja dhe ndonjë birrë a pije energjike nga ato që ti zmadhojnë sytë dhe ta çakërrdisin mendjen.
Denatyrimi monstruoz po shkakton zbrazjen me shpejtësi të fshatrave drejt qyteteve, dhe të krejt Shqipërisë drejt Perëndimit. Kësaj hemorragjie vdekjeprurëse i friksohen ata që shohin me simpati dhe falenderojnë Erdoganin Trumpin, Doktorin, të cilët, sipas tyre dhe sipas meje që jam njëri prej tyre, po bëjnë dhe do bëjnë gjithçka në emër të evitimit të kësaj katastrofe liberale.