Erdoganistët dhe ca shqiptarë përdhunues bashkë me turqit (18+)
Këto ditë është përhapur një dashuri e madhe pro-turke dhe pro-erdoganiste në rrjetet sociale. Që nga vetë kryeministri Edi Rama, e deri te islamistët e rinj shqiptarë, ka një frymë të theksuar haxhiqamiliste të tipit “Dum Babën”. Një grup ish nxënësish shqiptarë të kolegjit Yahya Kemal në Maqedoni kanë protestuar para objektit të këtij institucioni arsimor me grisjen e diplomave të tyre ”të lëshuara” nga kjo shkollë. Kjo pas grushtit shtetit që thonë se tentoi ta bëjë Fetullah Gyleni, pronar i linjës së kolegjeve “Yahya Kemal” ndaj pushtetit turk. Muhamed Tahiri u bëri apel gjithë prindërve që të mos i regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë kolegj, që të mos e bëjnë gabimin e njëjtë që e kanë bërë ata. Por marrëdhëniet e mira të një pjesë të shqiptarëve me bëmat turke nuk janë të reja. Në fakt nga pjesët e mëposhtme nga përshkrimi i 12 ilustrimeve të rralla me përdhunime të ushtrisë turke në Ballkan, mësohet se së paku 3 nga skicat janë realizuar në Kosovë. Të paktën kështu shkruhet në librin e rrallë që u botua në një edicion të ndaluar prej vetëm 520 kopjesh në vitin 1909, në Vjenë. Libri u titullua “Balkangreuel” (Përdhunimet e Ballkanit) dhe mban firmën e autorit Archibald Smith, por që emri i vërtetë i tij është Gottfried Sieben. Ilustratori austriak i librave e botoi veprën me pseudonim asokohe, jo vetëm për përmbajtjen pornografike, por edhe sepse ilustrimet ishin pa censurë, ku masakra e seksit dhe e gjakut ishte tej çdo imagjinate. Por pakëkush ka analizuar me kujdes këto foto. Disa “studiues” shqiptarë u mjaftuan muaj më parë të hiqnin merakun duke ngritur tezën se gratë e përdhunuara nuk ishin shqiptare, pra një apologji për turqit. Por këta analistë nuk mund të thonë dot asgjë përballë dy të vërtetave të pakundërshtueshme. Së pari që në një prej skicave, që po e vendosim kryesore, përdhunuesit mbajnë fustanella, pra janë padyshim shqiptarë, pasi turqit nuk e kanë përdorur kurrë këtë kostum. Dhe e dyta, studiuesit e dinë mirë se ushtria otomane funksiononte mbi bazën e mercenarëve dhe një pjesë e mirë, përveç atyre që thirreshin me detyrim nën urdhëra, ishin ushtarë të paguar dhe ndanin me turqit si krimet ashtu edhe vuajtjet e përbashkëta. Pra dashuria në krim shqiptaro-turke dhe sindroma e Stokholmës, duket se thjesht po rikthehet në dimensione të reja, pasi për të ekzistuar, ka ekzistuar gjithnjë.