Albspirit

Media/News/Publishing

Grushti i shtetit në Turqi/ Ilir Kulla: Ja kush e shpëtoi Erdoganin

Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla, përmes një statusi në rrjetet sociale, thekson se grushti i shtetit në Turqi u ndalua nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, sekretari John Kerry dhe nga një pjesë e gjeneralëve, të cilët ishin kundër pucit.

“Erdoganin nuk e shpetuan turmat e mbeshtetesve dhe thirrjet e muhezineve, Erdoganin nuk e shpetoi as Facetime dhe as policet e deshmoret e vet. Erdoganin e shpetuan pjesa tjeter e gjeneraleve te cilet nuk ju bashkangjiten pucit dhe Obama-Kerry te cilet dolen kunder Pucit”, shkruan Kulla.

Në postimin e tij, Kulla nënvizon faktin se për këtë arsye Erdogan duhet të ndajë pushtetin me pjesën tjetër të ushtrisë dhe të mos i bëjë më si cub, Presidentit Obama.

“Erdogani e di mire kete dhe e di mire se per kete arsye ketej e tutje do ti duhet te ndaje pushtet me shume me pjesen tjeter te ushtrise e te mos i beje me si cub Obames”, përfundon ai reagimin në rrjetet sociale.

Please follow and like us: