Grushtshteti është në Kushtetutën e Ataturkut
Nga Elena Kocaqi/
Grushti i shtetit është i parashikuar ne Kushtetutën e Turqisë. Sipas Kushtetutës se Ataturkut, ushtria ka detyre qe te lëvizi nga pushteti çdo qeveri qe prek, demokracinë, republikën, te drejtat e njeriut dhe laicitetin. Ataturku ja la detyre ushtrisë demokracinë dhe shtetin Turk. Sipas ligjit ushtria duhet ti kërkonte personalisht dorëheqjen Erdoganit dhe nëse ai refuzonte, duhet ta arrestonte ne vend me dhune. Ushtaraket duhet te mbanin pushtetin përkohësisht sa te zgjidhej qeveria e re me zgjedhje demokratike. Erdogani e dinte ketë dhe ndaj ka zëvendësuar komandën e larte me njerëz te tij te besuar, qe kjo te mos ndodhte dhe ndaj pati kontradikta brenda ushtrisë qe u mbajt peng një gjeneral. Gjeneralët dhe ushtaraket kane bere detyrën e tyre sipas kushtetutës. Pjesa me e madhe e tyre janë nder ushtaraket me te mire te botes. NATO nuk duhet te lere ata ushtarak ne duart e një diktatori pasi ata janë pasuri botërorë. Për te ruajtur pushtetin e vet personal, Erdogani po shkatërron shtetin modern Turk. Duke qene se ne Turqi jetojnë me miliona shqiptar, qe nuk kane asnjë te drejte kombëtare, politikanet tanë para se te quajnë vëlla Erdoganin ti bëjnë presion atij për te mbrojtur interesat e shqiptareve atje, qe drejtojnë ushtrinë dhe bizneset e mëdha te atij vendi, dhe qe jene objekt sulmi, si dhe te mos e lejojnë ketë njeri te përzihet ne punët e brendshme te shteteve shqiptare ne Ballkan.