Albspirit

Media/News/Publishing

Horoskopi kinez, Korrik 2016

 

Zbuloni se cila shenjë është e juaj në horoskopin kinez. Shejën tuaj per horoskopin kinez mund ta gjeni ne bazë te vitit te lindjes suaj këtu me poshtë:

Miu: 1900, 1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008
Bualli: 1901, 1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009
Tigri:1902,1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010
Lepuri; 1903, 1915, 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011
Dragoi: 1904, 1916, 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012
Gjarperi: 1905, 1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013
Kali: 1906, 1918, 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014
Dhia: 1907, 1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015
Majmuni: 1908, 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016
Gjeli: 1909, 1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017
Qeni: 1910, 1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018
Derri: 1911, 1923, 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019

Miu

Nëse jeni ne një lidhje, këtë muaj duhet t’i merrni gjerat me seriozisht dhe te zgjidhni çdo gjë sa me shpejt te jete e mundur. Tregohuni me tolerante. Beqaret do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do ju bëhen duke mbetur kështu te vetmuar edhe për këtë periudhe. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Mund te vuani nga migrena dhe mund te keni dhimbje te forta stomaku. Flisni sa me pare me mjeket specialiste. Gjendja e financave di vije duke u përmirësuar dalëngadalë. Bëhuni te dhuruar dhe mos kërkoni gjithçka njëherësh. Ne pune do jeni me ambicioze dhe do bëni gjithçka te jete e mundur qe te arrini ku doni.

Bualli

Kohe te vështira priten te vijnë këtë muaj për ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente nuk do dini se çfarë te bëni. Beqaret do jene si te përhumbur dhe ka rrezik te mos përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen. Shëndeti do ketë probleme te vogla sidomos gjate javës se pare, por gjithçka do zgjidhet menjëherë pas perkujdesit qe do tregoni. Me shpenzimet tregohuni sa me te arsyeshëm nëse doni qe te blini edhe disa objekte te veçanta për shtëpinë. Jeta profesionale do ketë ndryshime goxha pozitive te cilat do ju bëjnë t’i shihni gjerat më me optimizëm. Disa mund te ngrihen edhe ne detyre.

Tigri

Muaj mjaft i këndshëm ky për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni romantike dhe do e surprizoni gjithë kohës personin qe keni ne krah. As ai nuk do ngelet pas. Beqaret do njihen me persona te veçante gjate takimeve te punës ose gjate pushimeve ne plazh. E sigurte është qe ata do e ndryshojnë statusin shume me shpejt nga sa mendonin. Shëndeti do ketë vështirësi. Mund te keni dhimbje fyti, dhimbje koke ose dhembi. Beni kontrolle sa me pare. Me financat do merreni me tepër dhe do e menaxhoni mire situatën. Ne pune mos mendoni se nuk ja dilni dot dhe mos u dorëzoni pa lëvizur njëherë gurët qe keni ne dore.

Lepuri

Këtë muaj duhet te bëni shume përpjekje për ta përmirësuar jetën tuaj ne çift. Harrojeni te shkuarën sepse partneri nuk është me si dikur. Ai i ka kuptuar gabimet dhe ju dashuron edhe me shume. Beqaret do fillojnë te ndejnë për një mik te ngushte. Shprehjani ndjenjat pa ua rrëmbyer dikush nga duart. Gjendja fizike dhe ajo morale do jete e shkëlqyer. Nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Ne planin financiar është momenti te riorganizoni situatën dhe te merrni ne dore frenat. Edhe ne pune do ketë disa ndryshime pozitive. Mund te ketë edhe ndonjë ngritje ne detyre për disa.

Dragoi

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete goxha konfliktuale këtë muaj. Do ndiheni here pas here keq, por nuk do e frenoni veten e nuk do hapni rruge. Beqaret do jene luftarake dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe aq shume e kane pëlqyer. Gjendja shëndetësore do jete delikate sidomos dy javët e para. Do keni shqetësime nga shume pjese te trupit. ne planin financiar duhet te tentoni ta stabilizoni situatën edhe sikur te mos arrini rezultatet e pritura. Ne pune nuk do i rezistoni dot tundimit dhe do bëni te pamundurën për ta fituar një pozicion. Deri ne datën 18 do lodheni jashtë mase.

Gjarpri

Gjate këtij muaji duhet te qëndroni pak me shume kohe me partnerin tuaj dhe madje te provoni edhe eksperienca te reja se bashku. Vetëm kështu do e mbani larg rutinën dhe mërzinë. Beqaret ka shume gjase ta gjejnë personin e përshtatshëm ne rrethin familjar te disa miqve. Shëndeti mund te ketë here pas here disa probleme te vogla, megjithatë asgjë për t’u alarmuar nuk do ndodhe. Ne planin financiar mos thurni ëndrra kot, por qëndroni me këmbë ne toke dhe shpenzimi me kursim. Ne pune ka rrezik te përballeni me disa probleme dhe nuk do ndiheni aspak mire. Asnjë koleg nuk do ju mbështesë.

Kali

Nëse nuk mundoheni t’i zgjidhni sa me pare problemet qe keni pasur me partnerin tuaj gjithë këto kohe, gjerat do ndërlikohen me tepër këtë muaj. Pjesa me e madhe e beqareve do jene te pafat ne dashuri dhe sado qe te mundohen nuk do arrijnë te krijojnë një lidhje. Shëndeti mund te ketë shqetësime te cilat do lidhen me gjumin dhe mungesën e vitaminave. Ne planin financiar mund te mbeteni edhe pa para fare nëse shpenzoni pa kursim dhe nuk mendoni për te nesërmen qe do vije. Ne pune do ju duhet te luftoni fort e madje te qëndroni edhe me orare te zgjatura ne mënyrë qe te arrini objektivat. Nuk do jete e lehte, por ne fund do ja dilni.

Dhia

Lëreni me te lire partnerin tuaj gjate këtij muaji dhe mos e detyroni te thotë ato qe dëshironi ju. Vetëm ne këtë mënyrë do mund te jetoni te qete te dy palët dhe do përjetoni emocione pozitive. Ne te kundërt do jeni gjithë kohës ne tension. Beqaret do jene gati te bëjnë çdo gjë vetëm qe ta ndryshojnë statusin. Shëndeti duhet pasur kujdes. Ruajeni veten nga bulimia sepse nuk do jete e thjeshta te dilni nga këto probleme. Financat do jene shume here me te mira se një muaj me pare sepse do dini si t’i menaxhoni dhe si t’i organizoni ato. Ne pune do keni energjinë e duhur për te filluar projekte gjigande te cilat shpejt do ju sjellin edhe përfitime.

Majmuni

Gjate këtij muaji do keni ndryshime te herëpashershme humori dhe nuk do ndiheni aspak te qete vete. Për fat te mire partneri do jete me i kuptueshëm dhe me i duruar. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë pafund, por jo te gjitha ëndrrat mund t’iu bëhen realitet. Shëndeti do varet prej jush. Po u kujdeset për veten nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Gjendja financiare do jete me e qëndrueshme. Do jeni te logjikshëm me çdo shpenzim qe do hidhni dhe nuk do keni asnjë lloj problemi gjithë muajin. Ne pune duhet ta keni gjithë kohës situatën nen kontroll sepse po filluan problemet do jete e vështirë te arrini ne kohe objektivat.

Gjeli

Do keni ide te ndryshme lidhur me disa çështje këtë muaj dhe marrëdhënia ne çift mund te behet delikate ne disa momente. Tregohuni me realiste dhe mundohuni t’i pranoni mendimet e tjetrit. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe te bëjnë kujdes nga disa persona qe duke ju ndihmuar me një çështje do iu joshin. Shëndeti ne përgjithësi nuk do jete i keq, përveç dhëmbëve. Mund te keni skuqje dhe djegie te mishrave dhe duhet patjetër te flisni me një mjek stomatolog. Ne pune do ketë vonesa me përmbylljen e projekteve dhe shpesh do gjendeni ne situata delikate.

Qeni

Komunikimi ne çift do jete shume here me i mire gjate këtij muaji, prandaj do mund t’i zgjidhni edhe problemet qe ju kane munduar ne te shkuarën. beqaret do jene me te motivuar për ta kërkuar dashurinë e madhe dhe do bëjnë te pamundurën për ta gjetur. Java më me fat do jete e dyta. Shëndeti nuk do jete ashtu si do kishit dashur. Mund te keni probleme me tretjen e ushqimit dhe mund te prekeni edhe nga ndonjë infeksion urinar. Plani financiar ka për te qene me i mire për shkak te një trashëgimie te shumëpritur. Ne pune, po nuk u treguat te logjikshëm dhe po shpenzuat pa kujdes do keni tronditje serioze.

Derri

Këtë muaj do i kushtoni shume rëndësi jetës suaj sentimentale dhe do e mbroni atë nga gjithçka. Pritet qe marrëdhënia me atë qe keni ne krah te jete e ngrohte dhe e bukur. Beqaret do kenë disa takime, por duhet te marrin kohen e duhur për t’u njohur. Shëndeti nuk do ketë shqetësime te mëdha megjithatë mire do ishte te bënit kujdes me ushqimet e yndyrshme dhe me kripen e tepruar. Ne planin financiar duhet me tepër vigjilence dhe kujdes. Po shpenzuat pa menduar do keni tronditje. Ne jetën profesionale do ketë ndryshime pozitive. Dikush do iu propozoje diçka interesante qe nuk duhet humbur.

Please follow and like us: