I doli kundër Erdoganit, kërcënohet me vdekje ylli i NBA
Pas kërcënimit me vdekje të legjendës së futbollit Hakan Shykyr, një tjetër emër i njohur i sportit turk është kërcënuar me jetë pasi doli kundër presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, pas tensioneve të fundit politike në Turqi.
Ai është basketbollisti turk i Oklahoma Sitit në NBA, Enes Kanter, i cili pak ditë më parë tha se nuk u ftua me kombëtaren turke të basketbollit në kualifikueset e Olimpiadës së Rios, vetëm për shkak të qëndrimit të tij politik.
“Do të vdesësh shpejtë”, “Do të vrasim”, janë disa prej mesazheve që ka marrë Kanter.
