Albspirit

Media/News/Publishing

Igli Tare akuzohet për dëshmi të rreme

 

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është akuzuar nga Gjykata e Romës për dëshmi të rreme. Bëhte fjalë për një rast kur klubi nuk pagoi për tre muaj rresht Mauro Zaraten në një shumë që shkon në 900 mijë euro. Bashkë me tarne nnë akuzë është edhe sekretari i përgjithshëm i klubit, Armando Calveri. Sipas aktakuzës, të dy kanë depozituar deklaratë të rreme në zyrën e punës në Romë për Mauro Zaraten me pretendimin se ai mes marsit dhe qershorit të vitit 2013 nuk ishte qëndruar në klubin e Lazios në Formello. Për këtë arsye klubi i kishte mbajtur tre muaj nga paga në shifrën totale prej 900 mijë eurosh. Zarate ka arritur të sigurojë prova që tregojnë se në atë periudhë ka udhëtuar rregullisht në Formello për stërvitje. Tare pritet që të dënohet me burg ose me një gjobë të majme pas shpalljes së vendimit nga Gjykata.

Please follow and like us: