Albspirit

Media/News/Publishing

Johnson: Londra nuk do të heqë dorë nga roli drejtues në Evropë

Britania e Madhe nuk do të heqë dorë nga “roli i saj drejtues” në Evropë, pohoi sot sekretari i sapo zgjedhur për Çështjet e Jashtme, Boris Johnson, kampioni i Brexit, në takimin e tij të parë të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel.

“Për asnjë arsye nuk do të braktisim rolin e liderit në Evropë”, tha Johnson për median, duke konfirmuar se largimi nga BE-ja, nuk nënkupton largimin nga Evropa.

Ish-kryebashkiaku konservator i Londrës hodhi hapat e parë në skenën diplomatike evropiane me rastin e takimit mujor të 28 ministrave të BE-së.

Federica Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane la të nënkuptohej se do të priste Johnson për një takimin informal, larg pranisë së medias.

Please follow and like us: