Albspirit

Media/News/Publishing

Këta janë tre negociatorët e Ramës, Bashës dhe Metës për reformën në drejtësi

Pas takimit të përbashkët Rama-Basha-Meta në Kryesinë e Kuvendit palët ranë dakord për të caktuar tre negociatorë të cilët do të takohen për të afruar qëndrimet e palëve për miratimin e reformës në drejtësi. Mësohet se PD ka caktuar Oerd Bylykbashin, LSI Ylli Manjanin dhe PS Ëngjëll Agaçin, i cili mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë.  Caktimi i negociatorëve u kërkua nga Basha dy ditë më parë pas letrës publike që i dërgoi Rama. Mësohet se tre negociatorët do të takohen që sot, por nuk dihe nëse do të arrijnë të harmonizojnë propozimin e Nuland dhe Komisionit të Venecias siç u shpreh sot Basha.

Please follow and like us: