Kokëdhima rreshtohet përkrah PD kundër Ramës: Po cënon Kushtetutën dhe sovranitetin
Gazeta e tij hapet sot me një titull të madh, se reforma në drejtësi dhunon Kushtetutën dhe shkel sovranitetin e vendit.
Njësoj siç ka artikuluar edhe PD. “Shekulli” ka botuar plot 6 faqe me argumente kundër reformës në drejtësi.
Përmes neneve dhe argumentave ligjor, në shkrimin në fjalë theksohet fakti se roli të huajve rregullohet në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe jo përmes Kushtetutës, siç dhe referon drafti.
Qasja e gazetës “Shekulli” fokusohet pikërisht tek çështja e rolit të ndërkombëtarëve, një çështje e ngritur dhe nga opozita.
Shkrimi vjen vetëm 3 ditë para votimit të reformës në drejtësi.
Kokëdhima duket se tashmë i ka shpallur luftë Ramës, të cilin e bën përgjegjës për humbjen e mandatit të tij të deputetit.