Albspirit

Media/News/Publishing

Lihen në burg “blerësit” e Butrintit për 50 mijë eurot që i dhanë gjyqtares Majlinda Andrea

Gjykata ka lënë nën masën e “arrestit në burg” dy prej tre të arrestuarve për skandalin me tokën në Butrint.
Në seancën e komunikimit të masës së sigurisë, gjykata ka vendosur që Ilia Çabiri dhe Petraq Dashi të rrinë në “arrest në burg”, ndërsa Eleni Lino, në “arrest shtëpie”.
Dy ditë më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Lartë caktoi masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për gjyqtaren e kësaj gjykate, Majlinda Andrea, e dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve….”. Gjithashtu, Gjykata e Lartë ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për bashkëshortin e gjyqtares, Odhise Andrea, si edhe për 3 shtetas të tjerë, të dyshuar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve….”, në bashkëpunim dhe “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve…”, në bashkëpunim.
Ndërsa masa e sigurimit për bashkëshortët Andrea nuk është mundur të ekzekutohet, pasi ata janë larguar jashtë Shqipërisë pak orë para se Gjykata e Lartë të vendoste masat e sigurimit ndaj tre shtetasve të tjerë.
Dy ditë pas publikimit të këtij skandali, zbulohen foto e momentit të arrestimit të të akuzuarve,
Petraq Dashi dhe Eleni Lino. Bashkë me këta u arrestua edhe Ilia Çabiri.
Këta tre shtetas dyshohet se i kanë paguar gjyqtares Majlinda Andrea 50 mijë euro për të dhënë një vendim në favor të tyre, në një proces njohjeje prone, rreth 40 hektarë tokë, në zonën e Butrintit, që ishte në shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Shuma e parave dyshohet se i është dhënë gjyqtares nëpërmjet bashkëshortit të saj, Odhise Andrea.

Please follow and like us: