Lu e Vlahutin refuzojnë takimin e propozuar nga Meta. Zbulohet shkaku

“Ambasadorët Vlahutin dhe Lu informuan Kryetarin e Kuvendit z. Meta se pas deklaratës së z. Basha, ambasadorët nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në negociatat e parashikuara për 18 korrik. Z. Basha foli për një qeveri teknike dhe nuk e përmendi propozimin hibrid që ai diskutoi me Ambasadoren Nuland më 10 korrik. Nëse z. Basha e rideklaron angazhimin e tij të mëparshëm për të negociuar ekskluzivisht mbi bazën e propozimit hibrid, vetëm atëherë ambasadorët do t’u bashkohen këtyre diskutimeve”. Kjo është deklarata e bërë nga ambasada e SHBA për ftesën e bërë një ditë më parë nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Ambasadorët Lu e Vlahutin vunë dje si kusht për pjesëmarrjen diskutimin mbi propozimin hibrid të zonjës Nuland. Ndërsa Meta i ftoi të bënin çfarëdolloj propozimi që do të nxirrte politikën nga ngërçi ku e ka futur drafti i reformës në drejtësi.