Albspirit

Media/News/Publishing

Nishani pret Luzia Gegën dhe dekoron “Mjeshtren” Klodiana Shala

Luiza GegaPresidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka pritur në një takim të veçantë në zyrën e tij atleten Luiza Gega, e cila u shpall pak ditë më parë nënkampione e Evropës në Kampionatin Evropian të Atletikës që u mbajt në Amsterdam të Holandës, së bashku me trajnerin e saj Taulant Stërmasi.

Gjatë këtij takimi të përzemërt Presidenti Nishani, pasi e përgëzoi atleten shqiptare për rezultatet e shkëlqyera të arritura në garat ndërkombëtare, e siguroi kampionen shqiptare dhe trajnerin e saj për rritjen e vëmendjes dhe mbështetjen nga institucionet shtetërore në mënyrë që sporti shqiptar të vazhdojë të përfaqësohet në mënyrë sa më dinjitoze dhe krenare anembanë botës.

Klodiana ShalaMë herët Presidenti i Republikës, dekoroi Klodiana Shalën me Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për veprimtarinë e shquar dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura si sportiste e nivelit të lartë në atletikë, gjatë veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare, duke e renditur Shqipërinë në majat më të larta të sportit”.

Please follow and like us: