Obama apelon për qetësi pas vrasjes së policëve
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, bëri thirrje për përmbajtje, pas vrasjes së tre policëve në Baton Rouge të Luizianës.
Sulmuesi Gavin Long, afrikano-amerikan që ka shërber pesë vjet në marinë, është vrarë po ashtu.
Ai ka postuar video në internet, duke u ankuar për trajtimin që u bën policia afrikano-amerikanëve.
Tensionet në Baton Rouge kanë qenë të larta prejse Alton Sterling, afrikano-amerikan, është qëlluar për vdekje ngaa policia, dy javë më parë.
Kjo vrasje dhe një tjetër në Minesotë, po ashtu nga policia, kanë shkaktuar protesta në gjithë SHBA-në dhe kanë bërë që një veteran i ushtrisë, afrikano-amerikan, të vrasë pesë policë në Dallas.
“Pavarësisht motivit, vdekja e këtyre policëve të guximshëm nënvizon rrezikun me të cilin përballet policia çdo ditë. Ne si komb duhet të jemi të zëshëm dhe të qartë se asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj zbatimit të ligjit”, tha Obama.