Parlamenti Europian shton presionin mbi Tiranën: S’ka hapje të negociatave me BE-në pa miratuar reformën
Parlamenti Europian ka reaguar sot përmes një deklarate, ku i bën thirrje politikës shqiptare të miratojë reformën në drejtësi.
Sipas PE-së nëse nuk miratohet reforma, mbyllet mundësia e çeljes së negociatave me BE-në.
Deklarata nënvizin kërkesën e raporterit Knut Fleckestein për politikën shqiptare që të miratojnë reformën brenda kësaj jave.
Më tej flitet për qëndrimin e PD-së kundër dhënies së rolit të drejtpërdrejtë të ekspertëve ndërkombëtarë në procesin e Vetingut, si dhe nevojën që ka mazhoranca për disa vota në Kuvend në mënyrë që reforma të kalohet.
Please follow and like us: