PE: Dështimi nuk hap negociatat me BE
Një deklaratë e fortë ka ardhur nga PE në lidhje me reformën në drejtësi. PE i bën thirrje Tiranës për të kaluar reformën gjyqësore. PE paralajmëron politikanët shqiptarë se dështimi për të kaluar një paketë të reformës gjyqësore do të mbyllë mundësinë e nisjes së negociatave të anëtarësimit me BE.
Në deklaratë thuhet se raporteri Knut Fleckestein u këroi krerëve politikë që të votojnë këtë javë paketën e reformës si një element kyç për të bindur Brukselin që të nisë bisedimet për anëtarësimin e vendit të vogël Ballkanik. Partia kryesore në opozitë, PD thuhet në deklaratë është kundër dhënies së rolit të drejtpërdrejtë të ekspertëve ndërkombëtarë në procesin e Vetingut.
Deklarata e PE përfundon me një apel të deputetëve të opozitës për të mbështetur draftin e reformës. Socialistët në pushtet iu duhet mbështetja nga disa anëtarë të opozitës në Parlamentin 140 vendësh për të miratuar reformën.