Albspirit

Media/News/Publishing

Përpjekje për reformë kur mungojnë 71 vota për qeverinë!!! Fleckenstein flet për “negociata mbi propozimin hibrid, sipas rekomandimeve të Venecias”

Ambasadorët e angazhuar me reformën në drejtësi, Donadl Lu, i SHBA-së dhe Romana Vlahutin e BE-së, kanë refuzuar pjesëmarrjen në takimin e propozuar nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i parashikuar të zhvillohet sot pasdite. Shkak për këtë është bërë deklarimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që ka folur për qeverinë teknike.

Ambasadorët Vlahutin dhe Lu informuan Kryetarin e Kuvendit z. Meta se pas deklaratës së z. Basha, ambasadorët nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në negociatat e parashikuara për 18 korrik. Z. Basha foli për një qeveri teknike dhe nuk e përmendi propozimin hibrid që ai diskutoi me Ambasadoren Nuland më 10 korrik. Nëse z. Basha e rideklaron angazhimin e tij të mëparshëm për të negociuar ekskluzivisht mbi bazën e propozimit hibrid, vetëm atëherë ambasadorët do t’u bashkohen këtyre diskutimeve”, thuhet në një deklaratë të shpërndarë nga ambasada amerikane në Tiranë.

Ambasadorët duket se nuk kanë dëshirë të bëhen dekor i një axhende politike që tejkalon reformën në drejtësi, për të cilën duhet thënë se po japin mbështetje pa rezerva vetëm për njërën palë. Ku qëndron atëherë ideja e negociatave? Një pyetje se cilës është përpjekur t’i japë një përgjigje eurodeputeti Knut Fleckenstein, edhe ai i angazhuar sot në disa takime. Fleckenstein ka folur për negociata të minutës së fundit, mbi propozimin hibrid të Victoria Nulan, konform Venecias. Ja një formulë që mund të pajtojë palët, vetëm se për të pajtuar vettingun si vendimmarrje të të huajve me rekomandimin e Venecias, duhet gjetur një tekst i përshtatshëm. A do të arrihet një gjë e tillë? Duhet që dikush ta propozojë dhe këtu ndoshta kryeministri mund të shërbente me një iniciativë të vetën. Do të ishte përpjekja e fundit reale që edhe do të përmbushte një rol që ia cakton detyra, por edhe do të respektonte angazhimin e tij për besnikëri ndaj amerikanëve. Mbetet për t’u parë.

Please follow and like us: