Puçi në Turqi, Merkel: Harrojeni BE, nëse riktheni dënimin me vdekje
“Rikthimi i dënimit me vdekje në Turqi do të bllokojë negoaciatat për anëtarësimin e ankarasë në Bashkimin Europian” ishte kjo dekalarata që kancelarja Merkel dha nëpërmjet zedhëniësit të saj. Pas dështimit të grushtit të Shtetit mbështetësit e Erdogan kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje për mbështetësit e puçit. “Jemi kategorikisht kundra dënimit me vdekje. Një vend që e praktikon nuk mund të jetë anëtar i Unionit” shton kancelarja. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe shefja e politikës së jashtme Mogherini e cila u shpreh se asnjë vend që ka një dënim të tillë nuk do të jetë pjesë e bashkimit europian duke kujtuar se se Turqia është pjesë e këshillit europian dhe si e tillë është e lidhur me Konventën e të drejtave të njeriut.
Nga ana tjetër një tjetër paralajmërim vjen nga Wikileaks i cili thotë se do të publikohen 100 mijë dokumente në vecanti lidhur me grushtin e çuditshëm të shtetit.“Bëhuni gati për një përballje sepse do të publikojmë 100 mijë dokumente të strukturës së fuqisë politike në Turqi” bën me dije Wikileakas nëpërmjet rrejtit social twitter.