Shifra maramendëse e Alban Mehas me kontratën e re në Gjirin Persik
Ish futbollisti i kombetare shqiptare Alban Meha do të përfitojë 2 milionë dollarë në sezon te klubi i ri Al Nassr, duke u bere keshtu nje nga me te paguarit.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Alban Meha, ditë më parë u transferua nga Koniaspor te Al Nassr, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Ajo që bie në sy është paga marramendëse që Meha merr te Al Nassr. Bëhet fjalë për një pagë rreth trefish më të lartë se te Koniaspor që përafërsisht do të jetë 2 milionë dollarë në sezon.
Ndërkaq, në faqen e internetit të Koniasporit, emri i Mehës nuk figuronte mes lojtarëve të regjistruar në këtë sezon dhe për pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.
Please follow and like us: