Albspirit

Media/News/Publishing

Soros në protestë për reformën në drejtësi

Disa organizata të financuar nga Soros kanë  protestuar para Kryesisë së Kuvendit për reformën në drejtësi. Aktivistët e Grupimit Qytetar Pro Reformës u mblodhën për t’u kërkuar deputetëve që ta votojnë draftin. “Drejtësi për qytetarët jo vetëm për politikanët” ishte motoja e kësaj proteste. Fondacioni Soros ka qenë i angazhuar që në fillim për ndryshimet kushtetuese në Shqipëri, si pjesë e reformës në drejtësi, duke kontribuuar me ekspertë të fushës. Pas ofrimit të ndihmës me ekspertë të paanshëm, Soros ka zgjedhur të angazhojë organizatat e saj për të kërkuar kalimin e reformës pavarësisht se palët duken larg një marrëveshjeje që do ta bënte të mundur votimin në kuvend, më 21 korrik. /Lapsi.al

Please follow and like us: