“Subashi” në Perandorinë Osmane
Subash quhej funksionari ushtarak osman, komandant në një kaza, qytet ose nahije. Mbante rendin e qetësinë atje ku kryente detyrën dhe në kohë lufte merrte pjesë me repartin e tij në veprime luftarake. Më 1438 Skënderbeu ishte subash i vilajetit të Krujës. Në shek.XV subashi varej nga sanxhakbeu. Në shek.XVI subashët u shndërruan në funksionarë administrativë, kryesisht nëpër feudet ushtarake dhe në çifligje, si përfaqësues të pronarëve të tyre. Subashë të tillë janë të përmendur për grabitjet e mëdha të të ardhurave mbi sasinë e caktuar të detyrimeve.
Please follow and like us: