Albspirit

Media/News/Publishing

Tahiri e Bushati: Nuk është koha për qeveri teknike

tMinistri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka deklaruar në një prononcim për mediat para nisjes së mbledhjes së grupit parlamentar socialist, se nuk është koha për të diskutuar për qeveri teknike.

Sipas Tahirit, axhenda kryesore e mazhorancës është miratimi i reformës në drejtësi. “Në fokus është reforma në drejtësi. Dhe kjo është axhenda kryesore e mazhorancës”, u shpreh Tahiri.

Në të njëjtën linjë ishte edhe ministri Ditmir Bushati, i cili theksoi se reforma në drejtësi është detyra kryesore.

Please follow and like us: