Basha: Qëndrimi i grupit të PD është koherent dhe unanim
“Qëndrimi i grupit të deputetëve të PD për reformën në drejtësi, është koherent dhe unanim”.
Kështu ka deklaruar kreu i kësaj partie Lulzim Basha, në përfundim të mbledhjes së sotme të grupit parlamentar demokrat.
Basha ka ripërsëritur gatishmërinë, për të ofruar, kërkuar dhe pranuar zgjidhje të argumentuar, ndërsa i ka bërë sërish thirrje mazhorancës për tu ulur e vazhduar negociatat për çështjet e fundit.
“Sonte është e martë, jemi gati të ofrojmë, kërkojmë e pranojmë zgjidhje të argumentuar.
Kjo është një reformë drejt miratimit, por PD i bën thirrje mazhorancës të ulemi dhe gjejmë zgjidhje për çështjen e fundit që në mënyrë absurde e mbajnë peng zgjidhjen konsensuale.
PD është për ti dhënë shqiptarëve një zgjidhje konsensuale për reformën në drejtësi.
Shqetësimi i PD është legjitim për shkak të keqpërdorimit që i është bërë kësaj reforme.
Qëndrimet tona janë koherente, ne kemi pranuar propozimet e parterit tonë strategjik, në mbështetje të vlerave”, u shpreh midis të tjerave Lulzim Basha.

Please follow and like us: