Albspirit

Media/News/Publishing

Beyonce iu dedikon një këngë të vrarëve në Turqi

 

Trazirat e fundit në Turqi kanë prekur edhe yllin e pop muzikës, Beyonce, transmeton Koha.net.

Në koncertin e fundit të mbajtur në Amsterdam, ajo këndoi “Halo” që iu dedikoi viktimave të grusht shtetit në Turqi, ndërsa kërkoi edhe nga publiku që të këndojë së bashku me të, transmeton Koha.net.

“Kjo këngë është për dashurinë. Dua që këtë këngë t’iu dedikoj viktimave në Turqi. Ju do të më ndihmoni të këndoj sonte”, ka thënë Beyonce, në koncertin e mbajtur në Holandë.

Nga grusht shteti në Turqi për rrëzimin e Erdoganit kanë mbetur të vdekur 265 njerëz, kurse më shumë se 1500 janë lënduar.

 

 

Please follow and like us: