Albspirit

Media/News/Publishing

Eva Idrizllari: Retorika me sovranitetin

 

Nuk ka më antishqiptarë sesa shqiptarët që abuzojnë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Sovraniteti i Shqipërisë është një retorikë në gojën e mëkatarëve që në çdo rotacion pushteti ia kanë cenuar shqiptarëve duke i përçarë dhe sunduar në emër të përfitimit partiak. Ju lutem boll me teatrin politik. Nuk jeni veçse një klasë politike imorale dhe antishqiptare, papërjashtim. Ndaj edhe kuptimi i Drejtësisë në gojën tuaj është një paradoks. Ajo emërtohet thjesht: spastrim brenda llojit. Sot shtyp rrota ime. Nesër shtyp rrota jote. Vetëm interesaxhijtë përbëjnë publikun idhulltar të këtij teatri. Të tjerët thjesht abandonojnë shfaqjet. Teatri ka dështuar me këtë dramë, ku moralin ta bëjnë të pamoralshmit. As Zoti nuk ju del dot garant për mëkatet që i keni bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve këto 25 vjet. Thjesht duhet t’ju vijë TURP. Por ju s’keni TURP. Përderisa akoma vazhdoni të luani teatër mbi kurrizin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Please follow and like us: