Albspirit

Media/News/Publishing

Falen taksat e makinave. Ja kush përfiton nga ligji i i ri i Financave

 

Ministria e Financave ka përfunduar projektligjin për amnistinë, i cili fal një sërë detyrimesh tatimore dhe doganore për biznesin. Por nga falja do të përfitojnë edhe individët, të cilët nuk kanë paguar doganën ose taksat e makinave të tyre.

Në nenin 10 të projektligjit saktësohet se të gjitha ata individë që kanë borxhe të pashlyera për taksat e automjeteve do të çlirohen nga këto detyrime dhe mund t’i çregjistrojnë mjetet e tyre përfundimisht pa pagesë.

“Çregjistrohen të gjitha mjetet e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, të cilat nuk kanë kryer  asnjë veprim me këto mjete pas periudhës 31 Dhjetor 2011”,- thuhet në draft.

Sipas projektligjit të Financave,  çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar detyrimet e prapambetura, si: taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, taksën e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave e tarifave.

“Tatimpaguesit ose personat përgjegjës kanë të drejtë që brenda datës 31 mars 2017 të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor për të kryer, pa pagesë, veprimet e çregjistrimit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij

Ndërsa për individët që duan ti mbajnë automjetet e tyre, drafti parashikon falje të pjesshme të detyrimeve

“Personat të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij, u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara Dhjetorit 2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve që i përkasin periudhave pas Janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë”,- saktëson projektligji.

Ndërsa, nëse brenda datës 31 mars të vitit të ardhshëm personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar  mbajtjen aktiv të mjetit, DPSHTRR-ja do të kryejë pa pagesë, çregjistrimin e mjeteve dhe shuan detyrimet tatimore për këto mjete.

Drafti parashikon që lista e mjeteve të çregjistruara ti dërgohet së bashku me targat përkatëse të ç’regjistruara Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre.

taksat e makinave

Please follow and like us: