Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Meta: Reforma do të miratohet të enjten!

Pavarësisht se Edi Rama dhe Lulzim Basha mbeten njësoj konliktualë, për Ilir Metën është e sigurtë se në 21 korrik do të ketë konsensus për reformën në drejtësi. Pas takimit me Lulzim Bashën, kreu i LSI foli kundër gjuhës helmuese publike dhe mohoi planet B, C apo LL, siç u shpreh ai.

DEKLARATA E PLOTË E METËS:

Ua kam thënë prej kohësh që reforma në drejtësi do të votohet, mos mendojnë as plan b, c, ll, plani është me konsensus sipas Venecias, sikurse ka thënë edhe Hahn sot.

Jemi shumë pranë marrëveshjes, dua të falenderoj edhe Ramën edhe Bashën, kanë qenë shumë konstruktiv pavarësisht retorikave pas takimeve.

Janë të angazhuar për miratimin e saj me konsensus.

Dua të siguroj se ditën e enjte në orën 10;00, Kuvendi i Shqipërisë do fillojë me këtë cështje madhore dhe dua të siguroj Uashingtonin zyrtar dhe Brukselin zyrtar se pavarësisht retorikave dhe zhurmave mediatike këtu, Republika e Shqipërisë do hedhë një hap të vërtetë madhor dhe historik për dekadat që vijnë në drejtim të shtetit ligjor dhe kundër krimit të organizuar vetëm përmes konsensusit dhe sipas Venecias. S’mund të luftohet korrupsioni as me korrupsion.

Kuvendi ditën e enjte fillon dhe s’do mbarojë deri sa të miratohet reforma me konsensues sipas Venecias.

Prej kohësh kam kërkuar të bëhej një takim mes Ramës dhe Bashës si dy liderët e PS dhe PD, gjithnjë kam thënë se jam i gatshëm që të votoj gjithcka që arrihet me konsensus mes PD dhe PS sipas Venecias, këtë ia kam shprehur edhe dy ambasadorëve. Nuk mund të bëhet reforma si telefon i prishur, dje i kam ftuar të gjithë, i kam thënë të jenë të qetë, të përqëndrohen tek cështja, mos bëjnë politikë, se politika nuk e ndihmon këtë cështje.

Shqiptarët duhet të dalin të bashkuar pas të enjtes dhe me besim të plotë se Shqipëria do hedhë një hap të rëndësishëm.

Basha tha se janë dy cështje që presin të zgjidhen

Padyshim do zgjidhen edhe dy cështje sipas Venecias askush mos shpresojë se do minojë konsensusin, se do miratojë një kushtetutë të re me vota të diskutueshme.

Please follow and like us: