Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Meta : Të enjten Kuvendi nuk mbaron nëse Reforma në Drejtësi nuk votohet me konsensus

 

Pas takimit me Bashën ditën e sotme tek hotel Rogner kreu i Kuvendit Ilri Meta ka ripërsëritur edhe njëhër se Reforma në Drejtësi do të votohet të enjten në Kuvend. Ai ka falenderuar Bashën dhe Ramën për rolin konstruktiv që sipas tij kanë patur në këtë cështje.

“E kam thënë prej kohësh që reforma në drejtësi do të votohet. Ka vetëm një plan, mos mendojnë as plan B, as plan C…Jemi shumë pranë marrëveshjes.

Dua të falenderoj edhe z.Basha dhe Z. Rama pasi mendoj se kanë qenë mjaft konstruktiv. Janë plotësisht të angazhuar për miratimin e saj me konsensus sipas Venecias. Ditën e enjte në orën 10:00 Kuvendi do të fillojë me këtë cështje dhe dua të siguroj Uashingtonin dhe Brukselin se pavarësisht retorikave këtu, Shqipëria do të hedhë një hap madhor në drejtim të forcimit të shtetit ligjor të luftës kundër korrupsionit vetëm përmes konsensusit dhe sipas Venecias.

Nuk mundet të luftohet korrupsioni as me korrupsion dhe as me krim të organizuar. Të enjten në orën 10:00 kuvendi fillon dhe nuk do të mbarojë deri sa kjo reformë të miratohet me konsensus”,u shpreh kryeparlamentari Meta.

Please follow and like us: