Albspirit

Media/News/Publishing

Koreja Veriore shkrep tri raketa balistike në det

 

Koreja Veriore i ka shkrepur tri raketa balistike në det nga bregdeti i saj lindor, thonë zyrtarët amerikanë dhe jug-koreanë.

BBC njofton se raketat janë shkrepur nga rajoni Hwangju, sipas shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut, dhe fluturuan rreth 500-600 kilometra, përcjell Express.

Ndërkohë, ShBA ka thënë se dy raketat e para besohet të kenë qenë të gamës së shkurtër “Scuds”, ndërsa e treta e gamës së mesme “Rodong” apo “Nodong”.

Kjo erdhi pasi ShBA dhe Koreja Jugore patën thënë se ato do t’i vendosnin sistemet kundër raketore për t’iu kundërvënë kërcënimeve të Koresë Veriore.

Sanksionet e OKB-së ia ndalojnë Koresë Veriore testimin e teknologjisë raketore nukleare apo balistike.

Por, tensionet janë rritur që nga kohë kur Koreja Veriore kreu testin e saj të katërt nuklear në janar të këtij viti.

Please follow and like us: