Kryeministri francez: Jemi në luftë, Franca të jetë e bashkuar
“Jemi në luftë, jo në një luftë konvencionale, por sidoqoftë në një luftë dhe mund të ketë edhe pasoja”, deklaroi kryeministri francez, Manuel Valls. Deklaratën e bëri gjatë një ceremonie përkujtimore në Nisë për viktimat e atentatit terrorist të së enjtes së kaluar, ku humbën jetën 84 persona, ceremoni që pati edhe tension në momentin e mbërritjes dhe të largimit të shefit të qeverisë franceze. ”E kam thënë edhe më parë se do të kemi të tjera viktima”, theksoi ai për televizionin BFM/TV. ”Ftoj Francën të mbetet e bashkuar sepse pikërisht këtë nuk duan terroristët. Franca do të fitojë kundër ISIS-it”, shtoi Valls
Please follow and like us: