LSI, votë pro Reformës në Drejtësi
Vasili pohoi se Kreu i Kuvendit Meta ka patur një bisedë të gjatë telefonike me Komisionerin për zgjerim Johannes Hahn, ku u bashkënda përpjekja për realizimin e konsensusit.
Në mbledhjen e komisionit të posaçëm për reformën, tha Vasili, u përfunduan të gjitha procedurat që e bëjnë Kuvendin gati për seancën e 21 Korrikut.
“Është një moment edhe politik për të rikonfirmur qëndrimet tona. Ju rikonfirmoj edhe njëherë atë që e kemi bërë të qartë, që LSI do të votojë pro draftit të ndryshimeve kushtetuese të përgatitura. Në këtë moment të veçantë kemi angazhimin maksimal të Kreut të Kuvendit. Ka patur një komunikim të gjatë të Metës me komisionerin Hahn, ku u bashkënda përpjekja e përbashkët për relizimin e konsensutit për jetëgjatësinë e kësaj reforme”, theksoi Vasili.