Lu: Ata që nuk e votojnë reformën në drejtësi do kenë pasoja të rënda
Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu ishte në protestën e shoqërisë civile që kjo e fundit po bën për reformën në drejtësi. Gjatë fjalës së tij, Lu tha se qytetarët shqiptarë e duan reformën në drejtësi. Madje ambasadori Lu tha se ekspertët ndërkombëtarë kanë zhvilluar deri në orën 02:00 të mëngjesit negociata për arritje e një marrëveshjeje, por ka qenë e kotë. “Pas takimit të shkurtër që patëm, ekspertët negociuan për tre orë , por nuk arritën dot një marrëveshje. Pas 14 muajsh negociata, pse nuk arrihet kurrë një marrëveshje? Pse? Sepse është e qartë se disa nga politikanët tanë nuk e duan marrëveshjen”, tha Lu.
Please follow and like us: