Albspirit

Media/News/Publishing

Pas mungesave në Facebook, reagon Berisha: Rama si Enver Hoxha i `74-ës, fshesë të hekurt mbi drejtësinë

 

Pak para nisjes së mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ish drejtuesi i kësaj partie Sali Berisha ka reaguar në Facebook në lidhje me qëndrimin e tij për reformën në Drejtësi. Berisha e ka krahasuar kryeministrin me Enver Hoxhën, i cili thotë se qëllimi i kreut të mazhorancës me miratimin e reformës në drejtësi është pastrimi i sistemit të drejtësisë. “Edi Rama u zotua sot se ne 2017: Fshese e hekurt mbi drejtësinë! Enver Hoxha ne vitin 1974: Fshesa e hekurt e partisë mbi ushtrinë! Miq, grushti i hekurt dhe fshesa e hekurt janë dy veglat e diktatoreve paranojak”, shkruan Berisha.
Please follow and like us: