Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Marrëveshja u prish në orën 3 të mëngjesit

 

Në deklaratën e tij për mediat, Rama theksoi se rreth orës 03:00 te megjesit ka ndalur një odise e gjatë negociatash me PD, por këtë herë jo vetëm mes ekspertëve tanë, por përballë përfaqësues të dy misioneve të ekspertizës. “U realizua progres i mire, por vija e kuqe e SHBA dhe BE ka rezultuar e pakapërcyeshme për pterendimin e PD për të hequr nga projekti kushtetues operacionin ndërkombëtar të monitorimit dhe për të ndryshuar kornizën e veprimtarisë së tij në funksion të pastrimit të sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit”, ­tha Rama.

“Ne 140 deputetët jemi përballë një zgjedhjeje shumë të qartë. O të votojmë në emër të Shqipërisë. O të votojmë në emër të frikës nga drejtësia. ASHE do të votojë në bllok. Po dolëm faqebardhë për të çelur rrugën e negociatave për anëtarësimin në BE dhe për t’u përgatitur që të ulemi me dinjitet ose të votojmë për faqen e zezë të Shqipërisë dhe ta bëjmë Shqipërinë të damkoset. ASHE do votojë në bllok për ta çuar faqebardhë vendin. Kryetari i PD të sillet si lider.

Kemi dhënë konsensus për gjithçka të negociueshme. Nuk mund t’ia plotësojmë kërkesën opozitës për t’iu bashkuar në një front kundër SHBA dhe BE. PD ka fituar të gjithë atë që i takon dhe sinqerisht e komplimentoj Bashën për rezultatet që ka merituar. Por PD nuk mund të marrë atë që nuk i takon. Thirrja ime është as blerje dhe as dhunim konsensusi. Kërcënim, shantazh, djegie mandatesh, janë shprehja alarmante e kulturës diktatoriale. Unë jam deri në orën 10:00 të 21 korrikut për konsensus. Kam bërë gjithçka për konsensusin. Kjo nuk është reforma ime apo e një krahu politik”, tha Kryeministri Edi Rama në deklaratën për mediat.

Please follow and like us: