Rama, takim me PDIU për qeverinë dhe jo reformën
Kryeministri Rama ka vijuar takimet sot me kryetarin e PDIU, Shpetim Idrizi dhe deputetët e kësaj partie në përpjekje për të siguruar një mbështetje që mund të mbajë në këmbë qeverinë nëse skenari i mosbesimit ndaj Kryeministrit hyn në lojë.
Behet fjale per deputetin Aqif Rakipi.
Edi Rama e ka të mbështetur qeverisjen e tij mbi votat e LSI por deklarata e Ilir Metës për një qeveri teknike pas reformës në drejtësi ka lëkundër stabilitetin e mazhorancës.
Pa votat e LSI qeveria bie edhe nëse Rama ruan të gjitha votat e PDIU. Por duke pasur si mbështetje këto vota, Rama pret mbështetje fluide nga grupe të tjera parlamentare të mjaftueshme për të arritur 71 vota.
Please follow and like us: