Rama tregon arsyen e dështimit të negociatave pas mesnatës
Kryeministri Rama ka zbuluar arsyet e dështimit të negociatave të ekspertëve të PS – PD- OPDAT – EURALIUS. Kreu i PD, Basha, e akuzoi atë si prishës të konsensusit, pasi marrëveshja ishte arritur. Por Rama tha se ishte “vija e kuqe e SHBA e BE që rezultoi e pakapërcyeshme”, pasi PD nuk pranon Vetting-un nga ndërkombëtarët. “Një odise e gjatë negociatash me PD që ndali në orën 3.00, por këtë herë edhe me ekspertët e Euralius dhe Opdat. Është realizuar një progress i mirë në disa aspekte teknike, por vija e kuqe e SHBA e BE ka rezultuar e pakapërcyeshme, për të hequr nga projekti operacionin ndërkombëtar të monitorimit. Më 21 korrik, o të votojmë për clirimin e drejtësisë ose për friëkn nga drejtësia dhe për të lejuar pengmarrjen e drejtësisë prej të korruptuarve”. Rama foli edhe në emër të aleatit Meta, duke thënë se Alenaca për Shqipërinë Europiane do ta votojë në bllok draftin, edhe pse pak minuta para tij Meta deklaroi se drafti nuk mund të votohet me vota të trafikuara. “Aleanca për Shqipërinë Europiane do të votojë për çlirimin, jo për pengmarrësin”.