Reforma në Drejtësi/Hahn: Referendum nëse nuk miratohet të enjten
Komisioneri Johanes Hahn tha sot në një seancë të parlamentit Europian se qytetarët mund ti drejtohen referendumit nëse dështon miratimi i reformës në drejtësi ditën e enjte. Ai u shpreh se miratimi i reformës është tepër i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë. Hahn nënvizoi faktin se kjo reformë duhet të miratohet me konsensus. Sipas tij, menjëherë pas miratimit, reforma duhet të fillojë zbatimin për të mos humbur kohë.