Turqia 1960-2016, histori puçesh ushtarakësh
- Grushti i parë i shtetit pas epokës Ataturk, u krye në 1960 kur ushtria arrestoi të gjithë anëtarët e qeverisë së Partisë Demokrate në pushtet dhe i nxorri para gjyqit.
- Në vitin 1962, kryeministri i rrëzuar Adnan Menderes, u var bashkë me Ministrin e Jashtëm dhe atë të Financave.
- Në vitin 1971 ushtria detyroi kryeministrin konservator Sulejman Demirel të dorëhiqet. U shpall ligji ushtarak dhe u vendos një qeveri “teknokratësh”.
- Ndërhyrja e fundit e madhe e ushtrisë në politikë, ndodhi në 1980 kur gjeneralët morën qeverisjen, pas një sherri të dhunshëm mes studentëve të majtë e të djathtë, që e çoi vendin në zgrip të luftës civile.
- Lideri i juntës ushtarake Kenan Evren u bë president dhe bëri një kushtetutë të re, ku garantohej roli dhe fuqia e ushtrisë.
- Në vitin 1997 ushtria detyroi koalicionin me ngjyra islamike të qeverisë së Nexhmedin Erbakanit, të largohet nga pushteti me akuzëns e po anonte drejt sundimit fetar të vendit. Ushtria nuk mori vetë pushtetin, por lejoi politikanët laikë të formonin një qeveri të re.
- Në 15 korrik 2016, kryeministri Binali Jildirim konfirmon tentativën e grushtit të shtetit nga një grup ushtarakësh.
Please follow and like us: